Edhe Ilir Mustafa largohet nga KF “ Liria”

Vazhdojnë largimet e futbollistëve nga skuadra e Lirisë, e cila nga viti në vijim do të garoj në një rang më të ulet garash. Pas, Blendi Memajt dhe Behar Dinës, të enjtën ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin social facebook,  se nga klubi bardhezi largohet edhe mesfushori, Ilir Mustafa. “ Pas afro 15 viteve në klubin KF Liria, ekip që kalova të gjitha gjeneratat, erdhi momenti i ndarjes pasi që kontrata ime me ka skaduar.Mendoj që është koha për një aventurë të re, dhe i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Prizrenit që nuk ia dolëm ta mbajmë Lirinë në Superligë, por shpresoj dhe besoj që Liria do të kthehet shumë shpejtë ne Superligë, pse jo një ditë edhe të kthehem përsëri” ka shkruar Mustafa, pa bërë të ditur se cili do të jetë stacioni i tij i radhës.