Edhe India përfshihet në krizën e Hormuzit

India ka bërë të ditur se ka dërguar dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit.

Autoritetet e Indisë kanë bërë të ditur se një veprim të tillë e kanë ndërmarrë në kuadër të masave të ofrimit të kushteve të mjaftueshme të sigurisë për anijet transportuese indiane të cilat kalojnë në rajon.

Anijet luftarake indiane Chennai dhe Sunayna do të jenë prezente në ujërat e Ngushticës së Hormuzit për këtë qëllim.