Edhe ish-Deputetja e LDK-së thotë se iu manipuluan votat në QNR

Ish-deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi ka reaguar pas lajmeve se ish-ministrja nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla ka blerë votat për tu bërë deputete.

Kajtazi thotë se edhe rezultati i saj u përmbys me këtë model në minutat e fundit.

Ajo në një shkrim në Facebook, ka thënë se do ta vazhdojë betejën e saj për drejtësi dhe demokraci.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit
në Qendrën per fabrikimin e rezultateve (QNR)⚠️
Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, ka shkruar ajo.