Edhe në Greqi mblidhen ndihma për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Krahas emigrantëve shqiptarë në Greqi, qindra qytetarë grekë po ndihmojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Në disa zona ata iu bashkuan fushatave të solidaritetit të komuniteteve shqiptare.

Ndërkohë vetë emigrantët po bëjnë thirrje për menaxhimin sa më të mirë të ndihmave nga autoritetet shqiptare.