Edhe një aderim, doktori i bashkohet PDK-së

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka prezantuar se PDK-së sot Iu është bashkangjitur edhe doktori Skënder Ukaj.

Hoxhaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se

Ukaj, me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete të njohura botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës. Doktori që për shumë vjet trajtoi dhimbjet e mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në hartimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës. Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor!/Express