Edhe një deputete konfirmohet me COVID-19

Deputetja Albena Reshitaj ka njoftuar se pas testimit për COVID-19 ka rezultuar pozitive.

Reshitaj lajmin se është infektuar me COVID-19 e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

“Të nderuar qytetarë, miq e kolegë, që nga fillimi i pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre. Pas seancës së ditës së premte, konkretisht të shtunës së këtij vikendi, kanë filluar të më shfaqen disa simptoma, që lidhen me infeksionin me COVID-19 dhe pastaj i jam nënshtruar testit kam rezultuar se jam e infektuar me COVID-19”.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit ajo ka thënë se do të qëndrojë e izoluar në shtëpi.

“Dua edhe një herë t’u bëj ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë”, shkruar Reshitaj në “Facebook”.

Edhe disa deputetë tjerë në javën e fundit kanë njoftuar se janë kofnirmuar me COVID-19.

Arben Gashi  dhe Haxhi Avdyli nga LDK-, dhe rasim Selmanaj nga AAk nëjavën e fundit kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Deputeti i AAK-së del pozitivë me COVID-19