Edhe nje ish anëtar i PDK-së aderon ne LVV

Profesor Nevruz Kadriaj nga Prizreni sot zyrtarisht ka aderuar në Levizjen Vetëvendosje.

Lajmi për aderimin e tij është bërë publik në faqen e LVV-së, dega në Prizren, shkruan Lajme365.

Profesor Nevruz Kadriaj ka qenë mësimdhënës në sistemin arsimor në Kosovë që nga vitet e 80-ta e deri më sot duke kontribuar kështu në ngritjen dhe cilësinë e arsimit në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit.


Gjatë gjithë kohës ai ka kontribuar në politik për çështjen kombëtare, si para lufte ashtu edhe pas luftes. Pjesëmarrës në aktivitete që nga viti 1979 duke marrë pjesë në demonstraten e vitit 1981, më pastaj edhe i kyçur në shoqaten për njerëz të zhdukur dhe azilant.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ishte në LBD, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2009 ishte pjesë e PDK-së. Meqenëse nuk u pajtua me politikat e PDK-së, profesori mbështeti pa rezervë Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2009, ndërsa sot iu bashkua edhe zyrtarisht subjektit tonë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./lajme365.com