Edhe një kompani turke shkon në Serbi

Mediat turke kanë njoftuar se njëra ndër kompanitë më të mëdha turke “Koç” ka vendosur që në kryeqytetin serb Beograd të bëjë një investim të madh.

Bëhet fjalë për hapjen e qendrës për shitje, servisim dhe pjesë rezervë për kamionët e markës “Ford Trucks”.

Ford Trucks

Partneri serb i kompanisë turke do të jetë Braca Crnomarkovic.

Viteve të fundit është intensifikuar partneriteti ekonomik në mes të Turqisë dhe Serbisë. Raporti ekonomik në mes Turqisë dhe Serbisë në vitin 2017 ka qenë 1.13 miliardë euro. Në Maj të vitit 2018 janë nënshkruar edhe 6 marrëveshje ndërshtetërore në mes Presidentit turk Erdogan dhe Presidentit serb Vucic.

Turqia ka prezencë ushtarake në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s.