Edhe një medalje e artë për Kosovën, këtë herë në hedhje të gjyles

Kosova tashmë po fillon të mësohet me medalje të arta.

Pas fitores së medaljeve të arta në sportin e xhudos, Muhamet Ramadani ia solli Kosovës medaljen e artë në sportin e hedhjes së gjyles.

Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18 e cila po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ramadani fitoi medaljen e artë pasi hodhi gjylen në largësi prej 19.31 metra duke triumfuar në këtë diciplinë të atletikës.