Policia njofton se është informuar nga QKMF-ja e Komunës së Malishevës, se një person është sjell me lëndime trupore.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, dhe nga pakujdesia ka rënë në tokë.
Pas ndihmës së parë në QKMF – Malishevë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor, thuhet në njoftimin e Policisë.