Edhe një stadium në Suharekë!

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e një stadiumi të ri në këtë komunë.

Stadiumi i ri i cili do planifikohet të ndërtohet në fshatin Studençan të Suharekës, do të mbështetet nga MKRS me 350 mijë euro dhe pritet të zbatohet gjatë viteve 2019-2020.

“Ne do ta dëshmojmë angazhimin për sportdashësit, duke u krijuar mundësi dhe të ardhme për talentët e gjeneratave të ardhshme.” është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.