Edhe Nora Gjakova siguron medalje në Lojërat Evropiane

Vetëm pak minuta pasi Majlinda Kelmendi arriti të kualifikohet në finale të Lojërave Europiane “Minsk 2019”, të njëjtën gjë e ka arritur edhe bashkëkombësja tjetër Nora Gjakova.

Xhudistja Gjakova në kategorinë -57 kilogramë, e mposhti në gjysmëfinale portugezen, Telma Monteiro, transmeton Klan Kosova.