Edhe pak minuta mbyllen kutitë në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se procesi i votimit në këto komuna është duke vijuar pa ndonjë problem.

KQZ njofton se deri në orën 15:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 mijë e 729 (32.30%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 17 mijë 544 votues apo 30.79%.