Edi Rama: Nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

Nesër nis vaksinimi kundër coronavirusit në Shqipëri. Lajmin e mirë e bën të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.

“LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Edhe pse nuk ka ende detaje si do procedohet, besohet se vaksinimi do të nisë fillimisht me mjekët e spitaleve COVID, për të vijuar me të moshuarit, mësuesit dhe efektivët e policisë. Procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh, raporton gazetashqip.

Deri tani, Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti COVID-19 nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

LAJM I MIRË😍

Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪

#ShqipëriaBuzëqesh🌼