Edi Rama: Vetëm në tetor 387,152 të huaj vizituan Shqipërinë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po mburret me rritjen e turizmit në Shqipëri.

Në një postim të tij në Facebook ai thotë se vendin e kanë vizituar 387,152 vizitorë të huaj, njofton Klan Kosova.

Në krahasim me vitin e kaluar të këtij muaji rritja ishte më e madhe për 14.7 për qind.