Edita Tahiri kërkon drejtësi për gratë viktima të Kosovës

Ish Kryenegociatorja e Kosovës në negociatat me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka dënuar ish komandantin ushtarak në Kongo për dhunime seksuale gjatë luftës.

“Lajm të mirë” e ka quajtur Tahiri vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime dhe kë bërë thirrje për rritje të angazhimit për të siguruar drejtësi për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Peticioni i qytetarëve të Kosovës, i organizuar nga Bordi Grave të Kosovës, i dorëzuar në OKB në mars të këtij viti, ka hapur rrrugën për drejtësinë ndërkombëtare për këtë çështje”, ka deklaruar Edita Tahiri.

Një vendim i tillë i gjykatës ka krijuar një presedan të ri në të drejtën ndërkombëtare pasi është dënimi i parë për këtë lloj të krimit duke dhënë kështu shpresë për ndëshkimin e krimit të dhunës seksuale gjatë luftërave.