Edvin Rama: Nuk tërhiqemi asnjë milimetër

Edi Rama, ka dhënë dy arsye përse këmbëngul për të mos hequr dore nga mbajtja e zgjedhjeve në datën 30 Qershor. Të parën e ka përsëritur çdo ditë që pas dekretit të Metës për të shfuqizuar këtë datë si datën e zgjedhjeve lokale. Për t’i mos i hapur rrugë sipas tij krimit të precedentit së zgjedhje nuk ka kur nuk do një parti, e cila kërcënon me dhunë e djegie mandatesh. Arsyen e dytë e ka zbuluar për herë të parë në takimin elektoral të Përmetit.

“Nuk ka më që Partia Socialiste të merret zvarrë nga Sali Berisha dhe ne të hapim rrugë. Partia Socialiste nuk është më ajo që kemi parë deri tani që i hap rrugë budallait. Që socialistët të bëjnë 1 milimetër mbrapa dhe të heqin dorë nga rruga e tyre, kjo nuk bën më vaki kurrë”.

Duke ju referuar vendimit të gjykatës për të lënë me arrest shtëpie ish-deputetin demokrat Bardh Spahia që sipas socialistëve është organizatori i dhunës mbi KZAZ e Shkodrës, Rama ju bën apel qytetarëve e kryesisht atyre demokratë mos të guxojnë të pengojnë zgjedhjet.

“E patë ça tha, unë desha thjesht t’i ndaloja. Ai është në shtëpi ndërsa ata të tjerët që i shkuan nga pas në burg. Po a bëhet burg për këta, për fallxhoren, për Ilir Metën”.

E gjithë klima politike, thotë Rama, ka dëmtuar turizmin. Në takimin ku prezantuan kandidaten për Bashkine e Përmetit e Kelcyrës, e veçoi kryebashkian aktual demokrat të Përmetit si mbështetës dhe jo pengues të projekteve të qeverisë për këtë njësi. Megjithatë, thotë ai, ka ardhur koha që ky qytet t’i rikthehet socialistëve që për herë të parë kandidojnë një grua si administratore, Alma Hoxhën, ndërsa në Këlcyrë kërkon një mandat të dytë me Klement Ndonin.