“Ejani se e vrava djalin”, kështu e denoncoi babai vrasjen e Albert Krasniqit

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij.

Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Reporteri ka mësuar se babai, pasi dyshohet se kishte qëlluar të birin, kishte thirrur Policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “e vrava djalin”.

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugen “Ndue Perlleshi” në Prishtinë

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  perdorur në rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia për Gazetën Express.

Albert Krasniqi dhe babai i tij, Skender Krasniqi

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin. /Gazeta Express/