Ekipi olimpik i xhudos ka mberritur në aeroportin e Tokios

Ekipi olimpik i xhudos së Kosovë ka mberritur në aeroportin e Tokios, ku është pritur nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Pas aterimit ekipi menjëherë i është nënshtruar testeve për Covid 19, para se të udhëtojë drejt Komunës së Sanjos, ku do të përgatiten deri më 21 korrik 2021.

Pjesë e ekipit Kosovar të xhudos në lojrëat olimpike bëjnë pjesë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Trajner i ekipit Kosovar të xhudos do të jetë Driton Kuka./lajme365.com