Ekonomia në BE humbet besimin e investuesve, përmirësimi i ngadaltë

Besimi i investitorëve në ekonominë e Eurozonës u rrit në gusht, për të katërtin muaj rresht që shënoi lehtësimin e masave të koronavirusit, me qëllim reduktimin e dëmeve financiare.

Treguesi i përgjithshëm i bllokut u ngjit me 4.8 pikë në minus 13.4, një ritëm ky më i ngadaltë përmirësimi se muaji i kaluar, por më i lartë nga sa prisnin ekonomistët.

Në Francë, aktiviteti ekonomik shkoi në 7 për qind poshtë nivelit normal të verifikuar në korrik, por me një përmirësim krahasuar me muajin qershor, pasi sektori i ndërtimit iu afrua aktivitetit të periudhës përpara krizës dhe kapacitetet industriale pësuan një shtytje – bëri të ditur Banka e Francës.

Banka Qendrore deklaroi të hënën se ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës u kontraktua me 13.8 për qind në tremujorin e dytë, që është në linjë me parashikimet.

Ndërsa ekonomia e Evropës u tkurr me 11.9 për qind në tremujorin e dytë, teksa pandemia e koronavirusit zhyti rajonin në një rënie të thellë.

Tags: ,