Ekskavatori mbyt 12 vjeçarin në Skivjan të Gjakovës


Policia informoi mbrëmë në ora 19:12 ka marrë informacion se në rrugën “Pavarësia” në fshatin Skivjan në rrugën në drejtim të Gjakovës ndodhi një aksident trafiku me fatalitet

Në aksident janë përfshirë një ekskavator i cili ka qenë në lëvizje dhe një pedestant, fëmijë i moshës 12 vjeçare, i cili edhe ka humbur jetën.

Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorët kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbajtur në ndalim të policisë, ndërsa trupi i pa jetës i është kthyer familjarëve.