Ekskluzive: Dosja e UNMIK-ut për atentatin që e la të paralizuar Fetah Rudin

AlbanianPost, ka publikuar disa dokumente ku ky medium thotë se janë dokumente zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë — UNMIK. Në këto dokumente, ky medium pretendon se bëhet fjalë për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasje.

Dosja e UNMIK’ut, publikuar nga AlbanianPost, flet për për atentatin që e la të paralizuar Fetah Rudin.

Më 15 dhjetor të vitit 2000 anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ish-deputet i kësaj partie, u sulmua me breshëri plumbash dhe nga plagët e marra pësoi lëndim të përhershëm të boshtit kurrizor.

Atentati që e invalidoi Rudin kishte ndodhur rreth orës 14:30, jashtë qytetit të Malishevës. Të dënuar e as të akuzuar ende nuk ka. Albanian Post ka siguruar disa dokumente konfidenciale të UNMIK-ut të cilat shpalosin detaje të reja rreth këtij rasti.

Dosjen e plotë mund ta gjeni këtu:

https://albanianpost.com/ekskluzive-dosja-e-unmik-ut-per-atentatin-qe-e-la-te-paralizuar-fetah-rudin/