EKSKLUZIVE: Këto janë të dhënat mbi moshën e viktimave të coronavirusit në Itali

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS) në Itali, Silvio Brusaferro, ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara lidhur me viktimat e shkaktuara nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Brusaferro kadeklaruar se masat e rrepta të karantinimit të qytetarëve në gjithë Italinë tashmë kanë filluar të japin rezultatet e para në ngadalësimin e zgjërimit të coronavirusit në Itali, përcjellë Lajme365.

Përkundër kësaj, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 969 viktima nga COVID-19, duke ngritur kështu në 9,134 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në këtë vend.

Në raporti e publikuar nga ISS janë përfshirë të dhënat për 6,801 viktimat e para të pandemisë në Itali.

Brusaferro ka vënë në pah se mosha mesatare e viktimave të COVID-19 në Itali është 62 dhe se 57,6 % e viktimave janë të gjinisë mashkullore, ndërsa niveli i vdekshmërisë në mesin e të prekurve nga coronavirusi në Itali ka shënuar 9.2 %, përcjellë Lajme365.

Sipas raportit të publikuar nga ISS, 95.1 % e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 kanë qenë mbi 60 vjeçarë, ndërsa sipas moshave rezultate janë:

Në moshat 30-39 vjeçare janë shënuar 17 viktima (0.2%),

Në moshat 40-49 vjeçare janë shënuar 67 viktima (1%),

Në moshat 50-59 vjeçare janë shënuar 243 viktima (3.6%),

Në moshat 60-69 vjeçare janë shënuar 761 viktima (11.2%),

Në moshat 70-79 vjeçare janë shënuar 2,403 viktima (35.3%),

Në moshat 80-89 vjeçare janë shënuar 2,702 viktima (39.7%), dhe

Në moshat mbi 90 vjeçare janë shënuar 608 viktima (8.9%). / Lajme365