Ekskluzive: Kjo është marrëveshja AAK-PSD (Dokument)

Lajme365 ka arritur të sigurojë kopjen e Marrëveshjes për lidhjen e koalicionit parazgjedhor në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).

Marrëveshja kryesisht përcakton parimet mbi të cilat bazohet hyrja në koalicion parazgjedhor e AAK-së dhe PSD-së dhe nuk ofron ndonjë informatë mbi aspektin teknik të këtij bashkëpunimi, kandidatin për kryeministër, përfshirë numrin e kandidatëve të PSD-së në listën e përbashkët dhe detaje tjera.

Në Marrëveshje pos tjerash thuhet AAK dhe PSD do të jenë të vendosur në mbrojtjen e sovranitetit, territorit, integritetit të institucioneve e resurseve strategjike të vendit.