EKSKLUZIVE: Ky është kandidati i PDK-së për krytar të Dragashit

Kryetari aktual i komunës së Dragashit, Shaban Shabani do të jetë përsëri kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.

Sipas burime të LAJME365 brenda PDK-së në Dragash, kanë bërë të ditur se Shaban Shabani do ti hyjë garës për kryetar edhe për një mandat tjetër.

Zyrtarizimi pritet të bëhët shumë shpejt nga U,D i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku do të mbahët një takim me kryesin e degës në Dragash.

Kujtojmë që PDK-ja udhëheq në komunën e Dragashit që nga viti 2007, me Selim Jonuzin për tre mandate, dhe pastaj Shaban Shabani fitoi mandatin e parë si kryetar në vitin 2017 me 50.16%.

Kundërkandiati i tij në balotazh, Selim Kryeziu nga LDK-ja, arriti të marrë 49.84% të votave./lajme365.com