Ekskluzive: Ky pritet të jetë trajneri i ri i FC Ballkanit

Para pak minutave media të ndryshme kanë raportuar se KF Ballkani ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Ismet Munishin.

Sipas burimeve të LAJME365, klubi nga Suhareka ka gjetur menjëher zavëndësuesin e Munishit.

KF Ballkanin pritet ta udhëheq trajneri 41 vjeçar nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi.

Shkembi ka filluar karrierën si futbollist me klubin Korçar, Skenderbeu në vitin 1997, ku qëndori për tri vite, më pas vazhdoi karrierën në disa klube tjera në Shqipëri dhe jashtë saj.

Shkëmbi u rikthye tek Skenderbeu në vitin 2008, ku u largua pas një sezoni, por u rikthy pësëri në vitin 2010 ku qëndroi derisa e mbylli karrierën si futbollist në vitin 2016.

Ai si futbollist ka bartur edhe fanellën e kombëtarës së Shqipërisë

Shkëmbi karrierën si trajner e filloi në Kosovë, ku ishte pjesë e KF Liria nga Prizreni, gjatë sezonit 2017-2018.

Pastaj ai drejtoi edhe skuadrën nga Shqipëria, Teuta, gjatë sezonit 2018-2019./lajme365.com