EKSKLUZIVE: Muriqi pranë këtyre skuadrave të Premierligës angleze

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka ngjallur interesim të madh tek klubet angleze.

Në garë për shtatlartin nga Prizreni, pos Totenhemit janë vënë edhe Liecester City dhe West Bromwich Albion, përcjellë Lajme365.

Më herët, interesim për lojtarin aktual të Fenerbahçes kishte shprehur edhe gjiganti italian Lazio.

Muriqi sezonin e kaluar në ekipin turk e ka përfunduar me 17 gola nga 36 paraqitje. / Lajme365