EKSKLUZIVE: PDK-ja në Dragash bojkoton përsëri seancën për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete

Nesër në ora 10:00, do të mbahet seanca për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitetet në Komunën e Dragashit, raporton LAJME365.

Në këtë seancë nuk do të marrin pjesë asmablesitët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të LAJME365, brenda këtij subjekti.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë seancën e nesërme për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete të Komunës së Dragashit.”, ka thënë ky burim për LAJME365.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që PDK-ja nuk do të merr pjesë në seancën për zgjedhjen e nënkrytarit për komunitete.

Herën e parë asambleistët e PDK-së e lëshuan mbledhjen për arsye se i propozuari për nënkryetar Munezer Kuka, nuk ishte prezent në seancë, ku kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, e propozoi emrin e tij.

Në atë seancë në votim nuk morrën pjesë as asambleistët e VETËVENDOSJES dhe asambleisti Nedzmedin Sejdilar nga Pokret za Gora.

Pasi nuk kishte korum të mjaftushëm, seanca për votimin e Munazer Kukës si nënktyetar të Dragashit kishte dështuar./lajme365.com