Përkundër deklarimit të Mytaher Haskukës se Prizreni do të shpallet zonë në karantinë, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka marrë një vendim të tillë.
Vendimi i nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe i publikuar nga Indeksonline, Prizrenin e trajton sikurse shumicën e komunave tjera të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, në Komunën e Prizrenit do të vazhdojë të vlejë kufizimi i lëvizjes nga ora 17:00 deri në ora 06:00, përcjellë Lajme365.
Qytetarët në dilemë, Prizreni është apo nuk është në karantinë?
Përjashtim nga kufizimi i lëvizjes kanë vetëm rastet që lidhen për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale, përcjellë Lajme365.
Vendimi hyn në fuqi që nga dita e sotme dhe vlen deri në një vendim tjetër.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ngjashëm sikurse Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vijnë nga i njëjti subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje. / Lajme365
