EKSKLUZIVE: Priten arrestime masive nga Gjykata Speciale!?

Tre ditët e kaluar në politikën kosovare kanë shënuar një dramë të vërtetë. Fillimisht iniciativa dështuar e Kryeministrit Kurti për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, pa i konsultuar fare partitë opozitare, e më pas edhe drama dyditore e sigurimit të numrave të nevojshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e Presidentes së Kosovës, duket se nuk do të jenë të vetmet ngjarje që tërhoqën gjithë vëmendjen e oponionit publik në Kosovë.

Lajme365 mëson se menjëherë gjatë kësaj jave priten zhvillime tjera dramatike në skenën politike të Kosovës.

Burime ndërkombëtare të Lajme365 bëjnë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme priten arrestime masive në Kosovë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Lajme365 mëson se numri i të arrestuarve mund të shkojë deri në 30 persona. Personat që pritet të arrestohet bëhet e ditur se do të jenë ish zyrtarë të lartë të strukturave komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ta edhe deputetë aktualë dhe ish deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë të lartë të subjelteve politike dhe personalitete të shquara të jetës publike në Kosovë.

Lajme365 nga burimet ndërkombëtare mëson se tashmë disa ditë në Aeroportin e Prishtinës është duke qëndruar një aeroplan ushtarak i dërguar enkas për t’i transferuar të arrestuarit për në Hagë. Burimet e njëjta bëjnë të ditur se për realizimin e aksionit për arrestimet masive është pritur kompletimi i procesit të themelimit të institucioneve të Kosovës, përkatësisht zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Tashmë në Hagë ndodhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të cilët nga Gjykata Speciale akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte./Lajme365