Ekskluzive: Vedat Muriqi nuk do të luajë ndaj Çekisë e Anglisë

Vedat Muriqi nuk do të jetë në gjendje të luajë në asnjërën nga ndeshjet e ardhshme të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë. raporton ‘Indeskonline’.

Sipas burimeve të Indeksonline afër ekipit të Kosovës,  lëndimi që ka pësuar me Fenerbahcen në nyjën e këmbës i është përkeqësuar dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Kjo do të jetë mungesë jashtëzakonisht e madhe për Kosovën, duke ditur formën që po kalon Muriqi në Turqi, poashtu edhe paraqitjet fantastike në fanelën e përfaqësuesës sonë në futboll.

 

/Indeksonline/