Pas tri rasteve pozitive me COVID-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky fshat të futet në karantinë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Haskuka përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak se IKShPK nuk e ka gjetur burimin e infeksionit për rastin e tretë pozitiv.
Ndërsa Vendimin për shpalljen e zonës karantinë e ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë.