Ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë” është hapur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë
Të dy patën përjetime të rënda gjatë luftës e pas saj.
Njëri ka të zhdukur djalin tash e 21 vite. Ndërsa, motra e tjetrit ishte viktimë e dhunimit nga forcat serbe në kohën e luftës.
Andaj Bajram Qerkini nga Mitrovica e Nafi Krasniqi, patën mundësinë të prenë shiritin e ekspozitës “Rrugëtimi drejt lirisë” që tregon krimet Serbia i ka bërë në Kosovë.
Kjo ekspozitë është hapur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ku dokumentohen foto të trishtueshme, të kapura nga fotoreporteri Alban Bujari.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi tha se kjo ekspozitë tregon krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.
Sipas tij, vuajtjet e viktimave janë obligim për institucionet që drejtësia të vihet në vend.
Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci tha se këto fotografi dëshmojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
Këto fotografi janë nga masakra të ndryshme në gjithë vendin.
Kështu shprehet autori i tyre.
Një ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë u hap edhe Këndi i Kurajos./express