Ekstradimi i mësuesit ‘gylenist’, policia shqiptare: Vepruam sipas ligjit, ai nuk kërkoi azil!

Policia ka dhënë një reagim në lidhje me dëbimin e mësuesit turk Harun Çelik, i cili ishte mbështetës i Fetullag Gylen, i cilësuar nga Presidenti turk Erdogan si armiku numër një i Turqisë dhe përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit.

Policia ka thënë për News24 se 42 vjeçari Çelik nuk ka kërkuar azil politik në Turqi.

Para 6 muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. “Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”, thanë burime nga policia.

Kjo ka ndodhur edhe me shtetasin turkun, i cili sipas policisë shqiptare “nuk ka kërkuar azil” dhe është dëbuar nga policia e emigracionit. Ndërkohë që avokati i tij ka pretenduar se nuk kishte kohë të kërkonte azil, përcjell news24.

Por ndryshe ka shkruar një shtetase, e cila ka postuar në rrjetin social mbi rastin e 42 vjeçarit dhe që nënkuptohet se e njeh turkun.

Barbarossa@BarbarossaKaya

URGENT ACTION REQUIRED!
Erdogan’s long arm acting now in Albania. Harun Çelik was taken to immigration office and from there he was abducted & forcefully put into a vehicle. His friends intervened at airport. Is there NOT any law in Albania? @ediramaal @RebHarms @NachoSAmor

View image on TwitterView image on Twitter

Barbarossa@BarbarossaKaya

Harun Çelik, 41, a teacher who fleed from persecution in Turkey, was in prison in Albania for 5.5 months. He was released today and immediately & forcefully is being taken to airport now. His asylum requests neglected by authorities. There is a clear violation of human rights.

Embedded video

1,003 people are talking about this

Po ashtu eurodeputetja rumune Ramona Strugariu reagoi mbi rastin duke kritikuar ashpër qeverinë shqiptare, duke vënë theksin tek fakti se një qytetar i huaj s’mund të dëbohet kur në një vend ku i rrezikohet jeta.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi eurodeputetja.

Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera çnjerëzore apo degraduese.”/Express