Elezi: Numërohen 13 mijë vota me kusht, nesër fillon rinumërimi i 4 vendvotimeve

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur se janë nunëruar gjysma e fletëvotime të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ai njoftoi se nesër do të fillojë me rinumërimin e katër vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ sot.

“Në QNR është duke vijuar procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, ku do të numërohen rreth 27 mijë fletëvotime.  Deri në orën 15:00 janë numëruar më shumë se 13 mijë. Po besojmë se deri nesër gjate ditës do ta përmbyllim procesin e numërimin e këtyre fletëvotimeve. Nesër do të fillojmë me numërimin e katër vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ sot”, thotë ai.

Elezi theksoi se pas numërimit dhe rinumërimit KQZ do të jetë e gatshme të shpall rezultatet përfundimtare në fillim të javës së ardhshme.

“Tani jemi në fazën përfundimtare, besojmë që më përfundimin e votave me kusht dhe me personave me nevoja të veçanta dhe tani edhe rinumërimin e katër vendvotimeve do të jemi të gatshëm të shpallim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha ai.

Ai me tej, njoftoi se pas shpalljes se rezultatit subjektet politike dhe kandidatët mund t’i paraqesin ankesat e tyre në PZAP brenda 24 orëve.

“Pas shpalljes rezultatit fillon afati 24 orësh për subjektet politike dhe kandidatët që ti paraqesin ankesat e tyre në PZAP. KQZ duhet të pres vendimet e tyre për të proceduar më tej dhe për të përmbyllur këtë proces zgjedhor”, u shpreh Elezi.