Elmi Bytyqi është i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Elmi Bytyqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, Elmi Bytyqi, nga Prizreni. Edhe ky si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Gucati.