Ende pa hyrë në dimër, në Prishtinë rikthehet ndotja e ajrit

Rënia e temperaturave në Prishtinë, e ka rikthyer edhe ndotjen e ajrit.

Problemi me ajrin e papastër në Prishtinë duket se do ta vazhdojë edhe këtë vit, shkruan lajmi.net.

Sipas instrumentit që matë ndotjen në Prishtinë, aktualisht ajri në kryeqytet është i pashëndetshëm.

Aktualisht, ndotja në Prishtinë shënon nivelin e 102 PPM.

Kujtojmë se viteve të kaluara, ky nivel shkonte deri në 300 shkallë të ndotjes.

Prishtina gjatë dimrit radhitet ndër kryeqytetet me ajrin më të ndotur në botë.