Ende s’ka përfunduar puna mes Telekomit e “Z-Mobile”-it

Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj, ka thënë se deri në fund të këtij muaji ose nga mesi i muajit tetor do të përfundojë edhe faza finale, e cila përfshin kthimin e këtyre numrave ose shkëputjen e tyre. Sipas tij, “Z-Mobile” nuk ka më të drejtë të shesë numra, shkruan sot gazeta Zëri.

Më 24 qershor të këtij viti Bordi i Telekomit të Kosovës kishte marrë vendim ta ndërpresë kontratën me kompaninë “Z-Mobile”, pasi kishte konsideruar se kjo kontratë ishte e dëmshme për Telekomin, mirëpo edhe pse kontrata është shkëputur nuk është bërë një zgjidhje për mijëra klientë të kompanisë “Z-Mobile”, ndonëse nga Telekomi i Kosovës kanë thënë se ata numra do të kalojnë nën menaxhimin e tyre. /Zëri/