Enver Hasani: I mirë e i keq, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar

Njohësi i çështjeve juridike dhe Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit e ka humbur efektivitetin e ankesës.

Hasani, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në televizionin T7 ka deklaruar se “i mirë e i keq, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar”.

“Mjeti juridik duhet të jetë efektiv. Kur është mjeti efektiv? Është kur ti ankohesh, por në rastin tone ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situate që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Komisionit të Venecias është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike. S’ka mjet juridic në këtë rast. Vendimi i GJK duhet të respektohet, i mire i keq, nëse don Evropë dhe civilizim”, ka deklaruar ai.

Komenti i tij vjen pas mos-certifikimit të listës së kandidatëve të deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK’së, si dhe mos-certifikimit si subjekt politik i Nismës Socialdemokrate. /Gazeta Express/