Enver Hoxhaj: Nuk do të tregohemi arrogant për presidentin

U.d Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas seancës së Kuvendit ku u votua dhe kaloi qeveria Kurti II, ka thënë se si opozitë nuk do të jenë arrogantë.

Ai po ashtu ka thënë se do të gjejnë një konsensus sa i përket çështjes së Presidentit, shkruan Gazeta inFokus.

“Mazhoranca nuk do të jetë arrogante, që do të thotë do të kërkohet një konsensus për të zgjedh presidentin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj./Gazeta inFokus/