Eqrem Kryeziu e quan Isa Mustafën defatore të Rrahman Morinës

Ish Nënkryetari i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kohën e liderit historik të saj, Ibrahim Rugovës, Eqrem Kryeziu, e ka quajtur Isa Mustafën defatore të Rrahman Morinës.

Eqrem Kryeziu, i cili ka qenë ndër njerëzit më të afërt të Rugovës, ka deklaruar se “po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anētarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”.

Kryeziu më tej ka përkujtuar se tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të.

Ky është postimi i plotë i Eqrem Kryeziut.

Po qe se…

Kur vogëlsia ime parashikon ndonjë gjë, nuk është se kam dhunti të fshehtë. Parashikimin mund ta bëj vetëm duke qenë vëzhgues i vëmendshëm i historisë morale të njeriut.

Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anētarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë.

Sepse, mos harroni (ta parafrazojmē Ungjillin sipas Gjonit): tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të.