E plotësuar: Erdogan humb Stambollin!

18:40

I sapozgjedhuri për Kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, mbajti konferencë për gazetarë në të cilën, pasi falenderoi përkrahës e tij për mbështetje, tha se do të jetë kryetar i 16 milionë qytetarëve të Stambollit.

“Qytetarët e Stambollit sot e ka dhënë testin e madh të demkracisë” ka thënë Imamoglu.

18:25

Nga 96% e kutive të numëruara, Ekrem Imamoglu ka fituar 53,73% të votave dhe Binali Yildirim ka fituar 45,34% të votave.

Në zgjedhjet për Kryetar të Stambollit kanë votuar gjithsej 8,579,268 qytetarë në 31,186 vendvotime.

Kandidatët tjerë për Kryetar të Stambollit kanë arritur të marrin më pak se1% të votave.

Kandidati i partisë së Presidentit turk Erdogan, Binali Yildirim ka pranuar humbjen në garën për kryetar të Stambollit kundër kandidatit opozitar Ekrem Imamoglu.