Erdogan fillon aksionin ushtarak në pjesët kurde të Sirisë

Erdogan ka dhënë urdhër për fillimin e ndërhyrjes ushtarake në verilindje të Sirisë, në rajonin e populluar nga kurdët, përkundër paralajmërimeve nga SHBA, raporton Lajme365.

Presidenti i Turqisë, Erdogan gjatë ditës dha urdhër për fillimin e ndërhyrjes ushtarake në pjesët verilindore të Sirisë, të populluar nga kurdët.

Image result for turkey action in syria map

Turqia përmes këtij aksioni ushtarak pretendon se do të largojë forcat, siç i cilëson ajo, terroriste kurde nga rajoni kufitar i Sirisë dhe Turqisë, raporton Lajme365.

Presidenti i SHBA-ve kishte paralajmëruar dje Turqinë që të mos ndërmarrë aksion ushtarak në Siri. Trump ditë më parë kishte kërcënuar Turqinë me “shkatërrim total” të ekonomisë së saj, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.

“Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”, kishte thënë Trump.

Rajoni në fjalë është nën kontrollë të forcave kurde YPG, të cilët kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-ve në luftë kundër Shtetit Islamik. Turqia akuzon YPG se është organizatë simotër e organizatës PKK, e cila është e shpallur si organizatë terroriste në Turqi.

Konvoji i Ushtrisë Turke në kufi me Sirinë

Kurdët ka kohë që e ngritin zërin e tyre në arenën ndërkombëtare kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në rajon duke pretenduar se ajo është e orientuar në drejtim të spastrimit etnik të rajonit dhe futjes së saj nën kontrollin direkt të Turqisë.

Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në rajonin verilindor të Sirisë, të populluar nga kurdët, pritet të shkaktojë valë të gjerë të shpërnguljeve të popullatës civile, duke e rënduar edhe më tej situatën me të shpërngulurit në Siri.

Raportimet e para nga zona tashmë dëshmojnë për fillimin e largimit të popullatës civile nga zona.

Image
Popullata civile kurde duke ikur nga zona

Nga ana tjetër, forcat kurde janë duke bërë përforcime të mëdha në rajonin verilindor të Sirisë në kufi me Turqinë duke synuar që të parandalojnë futjen e forcave ushtarake turke në zonë, raporton Lajme365.

Konvoji i forcave ushtarake kurde
Pamje nga sulmet ajrore turke

Të hënën forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, pasi Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të distancohet nga operacioni i planifikuar turk kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

Sipas disa njoftimeve, forcat amerikane janë tërhequr tashmë nga dy postblloqet e vëzhgimit në Tel Abjad dhe Ras al-Ain.