Erdogan në gjendje të rëndë shëndetësore?

Mediat turke, duke u bazuar në burimet e tyre të afërta me zyrën e Presidentit të Republikës së Turqisë, raportojnë se Presidenti Erdogan është duke u ballafaquar me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas “Gunboyugazetesi”, Presidenti Erdogan është detyruar t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor gjatë tre ditëve të kaluara si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Gazeta turke gjithashtu pretendon se tashmë eksponentë të caktuar të kësaj partie, përfshirë Ministrin aktual të Brendshëm Suleyman Soylu, kanë filluar të shfaqin ambiciet e tyre për të trashëguar Presidentin aktual turk Erdogan,

Kariera politike e Erdoganit pritet të kalojë në një sprovë të vërtetë me datë 23 qershor, kur mbahen zgjedhjet e përsëritura për Kryetar të Stambollit. Humbja eventuale e kandidatit të partisë së Erdoganit, Yildirim, përballë kandidatit të përbashkët opozitar Ekrem Imamoglu, nga njohësit e politikave të brendshme turke konsiderohet se do të ishte një humbje e madhe politike për Presidentin aktual turk Erdogan.