Erdogan paralajmëron bllokimin e Youtube, Twitter dhe Netflixit

Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave konkrete për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale në Turqi.

Erdogan sot ka deklaruar se do të ndërmarrë veprime të shpejta për mbylljen e platformave të rrjeteve sociale përfshirë Youtube, Twitter dhe Netflix.

Një qëndrim i tillë i presidentit turk vjen menjëherë pasi dhëndri i tij, njëkohësisht ministër në kabinetin e tij, u vërshua me mesazhe fyese në rrjetet sociale.