Erdogan pranon humbjen, uron Imamoglun

Presidenti turk Erdogan përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në Stamboll nga kandidati i partisë së tij , Binali Yildirim.

Erdogan me këtë rast ka uruar për fitore, kandidatin opozitar, Ekrem Imamoglu.

Nga 99.37% e votave të numëruara, Imamoglu ka marrë 54% të votave kundrejt kandidatit të partisë së Presidentit Erdogan AKP, Binali Yildirim, i cili ka arritur të marrë vetëm 45% të votave.