Erdogan shkarkon guvernatorin e bankës qendrore të Turqisë

Presidenti i Turqisë ka shkarkuar guvernatorin e bankës qendrore, i cili në katër muajt e tij në detyrë kishte fituar lavdërimin e investitorëve për rritjen e normave të interesit dhe premtimin e politikave më të forta monetare.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, në një dekret të botuar në Gazetën Zyrtare herët të shtunën, presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi largimin e Naci Agbal, një ish-ministër i Financave.

Ai do të zëvendësohet nga një profesor bankar i cili ka argumentuar për norma më të ulëta interesi.

Agbal u soll për të udhëhequr bankën qendrore pasi lira turke arriti nivelet rekord dhe inflacioni u rrit.

Erdogan është haptas kundër normave të larta të interesit, duke pretenduar se nivele të larta shkaktojnë inflacion.

Ai ka bërë presion në bankën qendrore për të mbajtur nivele të ulëta, që sipas kritikëve “pavarësia e bankës qendrore është dëmtuar rëndë nga presioni politik”.

Dekreti i Erdogan të shtunën emëron Sahap Kavcioglu si kreun e ri të bankës qendrore.

Kavcioglu është një profesor bankar dhe një kolumnist në një gazetë pro-qeveritare ku ai ka argumentuar për norma të ulëta interesi.

Ai më parë shërbeu si politikan në partinë qeverisëse të Erdoganit. /Telegrafi/