Shqiptarët e Kroacisë bëhen bashkë për të zgjedhur deputeten e tyre, Ermina Lekaj Prlaskaj

Për herë të parë në historinë e vet, zëri i komunitetit shqiptarë që jeton në Kroaci është përfaqësuar me dinjitet në institucionin më të lartë legjislativ kroat, nga deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj. Ajo tashmë ka shpallur kandidaturën për herë të tretë për ulësen në Parlamentin e Kroacisë, ku qëllimi i saj i vetëm është përfaqësimi, përkushtimi, angazhimi dhe faktorizimi I shqiptarëve në këtë shtet.

Ermina  Lekaj Prljaskaj, tregon arsyet se pse për herë të tretë do t’i hyjë garës për deputete në parlamentin kroat.

“Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë. Për ta bërë këtë, duhet të votojmë. Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë”,  tha Lekaj Prljaskaj, duke përmendur se motoja e saj në këtë garë të zgjedhjeve parlamentare të Kroacisë është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”.

Ajo ju ka premtuar bashkatdhetarëve të saj që jetojnë në Kroaci se do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar katërvjeçare.

E njëjta tregon se  në këto zgjedhje, është kandiduar për Parlamentin kroat si përfaqësuese e pesë pakicave kombëtare. “ Ajo që më shtynë të jem në Parlament, është puna katërvjeçare dhe faktorizimi i shqiptarëve në shtetin kroat. Nëse ne jemi në vendin e duhur, dhe jemi pjesë e shoqërisë, ajo edhe na faktorizon si komunitet në shtetin ku jetojmë “ thotë deputetja Ermina Lekaj Perlaskaj.

Arritjet gjatë madatit të parë të saj  janë për t’u mburrur vërtet, por nuk është koha për të pushuar.

“Përkundrazi, jemi të vetëdijshëm se sot ka më shumë punë për të kryer, më shumë projekte që duhen zhvilluar, më shumë qëllime që duhen realizuar. Këto synime nuk arrihen nga një person i vetëm por nga puna e përbashkët e të gjithë neve. Pra, duhet që të gjithë së bashku me votën tonë të shenjtë të tregojmë se duam ta vazhdojmë punën që kemi nisur kaq mirë e kaq frytshëm.”

Ajo thotë se bashkë atdhetarëve shqiptarë ju ka premtuar se do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar katërvjeçare . “Ne duhet të jemi pjesë e kësaj shoqërie, duke filluar nga Parlamenti e deri të institucionet tjera kroate, sepse këtu jetojmë, punojmë dhe veprojmë.”

Sipas deputetes Ermina Lekaj – Perlaskaj primare në punën e saj kanë qenë interesat e pakicave që përfaqësoj, e ajo që është edhe më shumë e rëndësishme, është raporti mes Republikës së Kroacisë, me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

“ Unë e kam dëshmuar me punë e me iniciativa të shumta pozitive mënyrën se si i shërbej komunitetit, dhe mënyra ime bazohet në tre elemente të thjeshta: ndershmëri, punë, llogaridhënie.”

“ Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë “ thotë Lekaj – Perlaskaj, andaj për ta bërë këtë, duhet që shqiptarët të shfrytëzojnë të drejtë e tyre për të votuar.

“ Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë”/Telegrafi/.