Eskalon Gani Geci në emision, ofenon rëndë prokurorin e EULEX-it Salustron

Gani Geci ish-deputet i LDK-së, duke folur për krizën politike në kohën e pandemisë, ka treguar edhe çfarë i ka thënë prokurori Maurizio Salustro, asokohe kur është thirrur për të intervistuar nga Eulexi.

“Unë Salustros i kam thënë ma hanesh qita, këta s’kanë guxua”, ka thënë Geci, duke bërë me dorë nga organi gjenital.

Ai ka treguar se Salustro ka qenë 20 herë në shtëpinë e tij.

Po ashtu,  ai ka thënë edhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka qenë në PDK.

“Ai u kon në PDK, s’ka guxu as me më kqyrë. Ai u kon në PDK, dalke i shajke sa mujke, e ka pas një emision natën vonë dhe e shajke LDK-në. Pra ka qenë kundër Rugovës”, ka thënë Geci, për kryeministrin në detyre, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti./Insajderi.com