Eskalon mosmarrëveshja në Prishtinë, plagoset me armë zjarri një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, ku si pasojë e kësaj një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

Rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesnatës, ku një mosmarrëveshje në mes dy personash ka rezultuar me plagosjen e njërit prej tyre.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaExpress/